Gjashtë javë më parë, fushata zgjedhore e Hungarisë dukej shumë ndryshe, kur Viktor Orban, lideri me më së shumti qëndrim në pushtet në Bashkimin Evropian, po kërkonte ta zgjeronte pushtetin e tij autoritar edhe në dekadën e dytë.
Rivali i tij që udhëheqë frontin e bashkuar të opozitës, denoncoi sulmin e Orbanit ndaj institucioneve të pavarura dhe sundimit të ligjit, por, fokusi politik, ishte brenda vendit.
Kur politika e jashtme ishte në qendër të vëmendjes, ajo zakonisht ngrihej nga Orban për ta lartësuar veten, sikurse me datën një shkurt gjersa ishte në Moskë, pak metra larg aleatit të tij Vladimir Putin, lavdërohej për jetëgjatësinë e tij në pushtet.
Tani, gjithçka ka ndryshuar. Pushtimi i Uukrainës nga Putini, ka rihapur garën, duke dhënë protagonistë të rinj dhe duke u hapur mundësi të reja. Orbani ka mbetur si lideri më pro Putinit në tërë BE-në, gjë që kjo ka bërë që ai politikisht “të ecë në një litar të hollë”.
Kjo ka hedhur në dritë raportin mes tij dhe presidentit rus, si dy burra të fortë që në udhëtimet e tyre politike ka disa ngjashmëri të dukshme.
“Nëse doni të analizoni fushatën zgjedhore, duhet të vendosni një vijë më 24 shkurt”, tha Andrea Virág, drejtor i strategjisë në Institutin Republikon në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. “Që kur filloi lufta, është krejtësisht ndryshe”.
Gara e cila do të kulmojë në zgjedhjet e së dielës po portretizohet tani nga opozita si një udhëkryq midis horizontit lindor dhe atij perëndimor të Hungarisë.
“Ne kemi vetëm një zgjidhje: ne duhet të zgjedhim Evropën në vend të Lindjes,” u tha mbështetësve këtë muaj kandidati i opozitës Péter Marki-Zay, njeriu që mbart shpresat e çdo kritiku të Orbanit.
Marki-Zay, drejton një koalicion të bashkuar të çdo partie të madhe opozitare, që konsiderohet një përpjekje e fundit që tregon se si janë anashkaluar votat kundër Orbanit në zgjedhjet e kaluara.
Lufta në kufirin e Hungarisë ka shtuar gjithashtu urgjencën ndaj asaj që tashmë ishte një marrëdhënie thumbuese midis qeverisë së saj dhe BE-së. Orbani ka mbështetur shumicën e sanksioneve kundër rusisë. Pragmatisti i njohur i cili ka mbajtur raporte të mira me diktatorë dhe me demokratë për shumë vite, tashmë është fokusuar ta mbajë Hungarinë jashtë konfliktit, dhe po ashtu ka shmangur shumë mundësi ta mohoj raportin e tij me Putinin, edhe pse ky i fundit ka nisur luftën.
Tash, e ardhmja politike e Orbanit, varet nga ndryshimi i tij, një paqeruajtës i vetëshpallur që nuk heq dorë nga Rusia.
*Pjesë e përkthyer dhe përshtatur prej CNN.