Zgjedhjet në Serbi të dielën, çka do të ndodhë me shqiptarët në garë?

Nesër do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi ku shqiptarët do të marrin pjesë në garë me dy lista. Disa po shpresojnë që nga këto zgjedhje do t’i fitojnë dy deputet e të tjerë po thonë se shqiptarët me dy lista do ta kenë të vështirë ta arrijnë këtë

Fotografi ilustruese. Zgjedhjet në Serbi

Të dielën Serbia do të mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme, parlamentare, rajonale për të zgjedhur edhe kreun e qytetit të Beogradit.

Sigurisht, në këto zgjedhje janë të përfshirë edhe shqiptarët të cilët jetojnë në Luginë.

Për herë të dytë në këto zgjedhje shqiptarët po garojnë me dy lista.

Sipas Kryetarit të Këshillit për të drejtat e Njeriut në Luginë edhe kësaj radhe shqiptarët do kenë veshtrësi për të nxënë vend si deputet në Parlamentin serb.

Njëra ndër arsyet sipas tij është që shqiptarët atje po garojnë me dy lista.

“Këtë herë do të jetë më e vështire duke pas parashyshë që migrimi ka vazhdu ndërkohë, ka pas pasivizim të vendbanimeve edhe ata qytetar e kanë humbur të drejtën e votimit”, ka thënë Belgzim Kamberi.

Në ndërkohë, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanovc, Ragmi Mustafi ka pritshmëri që shqiptarët mund t’i marrin edhe dy vende në Kuvendin e Serbisë.

“Ne presim që ky proces zgjedhor të kryhet me sukese, në radhë të dytë që të pëfitojmë një madje dy deputet nga ky proces, në radhë të tretë sigurisht cështjet që kanë të bëjë drejtëpërdrejt me shqiptarët e Preshevës e në vecanti është edhe spastrimi etnik me mjete administrative”, ka deklaruar Ragmi Mustafi.

E Kamberi komentoi edhe sondazhet që paraqesin atmosferën e atyre zgjedhjeve duke thënë se edhe Aleksandar Vuqici në këto zgjedhje është i rrezikuar.

“Sipas të gjitha sondazheve për herë të parë në Serbi që nga ardhja në pushtet e zotit Vuqic, opozita më proliberale mund ta rrrezikoj dhe ka një përqinje më të lartë të rezultatit zgjedhor”, është shprehur Belgzim Kamberi.

Kryetarët e disa komunave në Kosovë i kanë ofruar transport falas shqiptarëve që jetojnë në Kosovë por vijnë nga Lugina në mënyrë që të dielen të shkojnë të votojnë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika