Zgjedhjet në Turqi drejt balotazhit, numërohen 95 për qind të votave

Nga 95 për qind të votave të numëruara, në Turqi po kryeson presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan. Sipas rezultateve preliminare, Erdogan ka arritur të sigurojë 49.76 për qind të votave

Foto nga BBC

Nga 95 për qind të votave të numëruara, në Turqi po kryeson presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas rezultateve preliminare, Erdogan ka arritur të sigurojë 49.76 për qind të votave.

Në anën tjetër, kandidati i opozitës së bashkuar, njëkohësisht aleati kryesor i Erdoganit, Kemal Kiliçdaroglu, ka shënuar një rritje, i cili ka arritur të ngushtojë rezultatin duke siguruar 44.48 për qind të votave.

Në këto rezultate preliminare, i treti në radhë është renditur kandidati Sinan Ogan, duke siguruar 5.30 për qind të votave.

Ndërkaq, kandidati Muharrem Ince, ka arritur të marrë 0.46 për qind të votave apo 230 mijë e 872 vota.

Aktualisht, janë 51 milionë e 092 mijë e 913 vota të shfrytëzuara, ku prej tyre janë 50 milionë e 158 mijë e 469 vota të vlefshme.

Sipas rezultateve preliminare, dalja në votim konsiderohet të jetë 88.67 për qind.

Po ashtu janë 191 mijë e 214 kuti votimi në 1 mijë e 94 komitete zgjedhore në të gjithë Turqinë.

Në zgjedhjet e vitit 2018, pjesëmarrja në Turqi ishte mbi 86%, ndërsa jashtë saj ishte rreth 50%.

Me rreth 53%, Erdogani fitoi presidencën në raundin e parë në 2018 dhe aleanca e tij elektorale mori pothuajse 54% të votave të vlefshme në Turqi. Jashtë vendit, Erdogani dhe aleanca e tij elektorale kanë pasur më shumë sukses, të dy duke fituar më shumë se 60% në mesin e turqve që jetojnë jashtë vendit.

Në Turqi është votuar të dielën për një parlament dhe president të ri.

Pas 20 vitesh, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan nuk është favorit i qartë në garë. Sipas sondazheve, edhe aleanca e tij elektorale është prapa aleancës së opozitës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika