Zgjedhjet në veri: 1085 votues deri në orën 15:00, të drejtë vote kanë mbi 45 mijë persona

KQZ ka njoftuar se procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës deri në ora 15:00 ka shkuar sipas planit dhe se nuk është shënuar asnjë incident. Sipas KQZ-së deri në këtë kohë, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është e ulët

Kontejneri i vendosur në Serbovc të Zveçanit si qendër e vendvotimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka publikuar numrin e qytetarëve që kanë dalë të votojnë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Lokale në komunat veriore të vendit deri në orën 15:00, të dielën e 21 Prillit.

KQZ ka bërë të diture se deri më tani kanë votuar gjithsej 1 mijë e 85 votues.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se procesi zgjedhori deri në orën 15:00 ka vijuar pa ndonjë pengesë.

“Deri në këto kohë procesi zgjedhor po vijon në rregull dhe nuk është njoftuar për ndonjë pengesë”.

“Deri në orën 15:00, pjesëmarrja në zgjedhje është; Leposaviq 110 – 0.83 për qind, Zubin Potok – 240 votues apo 3.6 për qind, Zveçan 145 votues, 2.07 për qind, Mitrovicë e Veriut 597 votues apo 3.3 për qind”, ka thënë Elezi në konferencën për media.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika