Zgjedhjet në veri i kushtuan shtetit mbi gjysmë milion euro ndër vite

Ndër vite janë mbajtur disa herë zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës. E, sipas të dhënave të KQZ-së ato kanë kushtuar më shumë se gjysmë milioni euro. Kostoja që këto procese jo të rregullta i kanë sjellë shtetit vlerësohet e lartë

Votimi për shkarkimin e kryetarëve nga partitë shqiptare në komunat me shumicë serbe pritet t’i kushtojë shtetit 252 mijë euro.

Këtë shumë ia ndau mbrëmë Qeveria Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ta përgatitur procesin.

Nëse votimi rezulton i suksesshëm do të ketë nevojë për shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, e rrjedhimisht edhe kosto shtesë.

E, dy palë zgjedhjet e parakohshme në veri i kushtuan buxhetit të Kosovës afër gjysmë milioni euro, ndërsa nëse llogaritet edhe buxheti i ndarë për votimin për shkarkimin e kryetarëve aktuale, kjo shifër tejkalohet.

Sipas të dhënave që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ofruar Dukagjinit, zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri gjatë vitit 2019 kanë kushtuar 311 mijë e 791 euro.

Ndërsa ato të vitit të kaluar kushtuan gjithsej 141 mijë e 938 euro.

Këtë kosto e vlerëson të lartë analisti politik Dibran Hoxha, por i cili thotë se mbajtja e zgjedhjeve ka qenë e pashmangshme.

“Procesi si proces ka qenë i domosdoshëm për shkak se nuk është toleruar një lloj vakumi institucional i cili do ta minonte me njëfarë forme shtetësinë tonë. Këto mund të kenë kosto të lartë buxhetore për shtetin por arsye shtetërore institucionet nuk mund të mbesin në vakum për shkak të tekeve të një partie politike”, tha Dibran Hoxha, analist.

Proceset e shpeshta zgjedhore në veri, sipas ish-kryetares së KQZ-së Valdete Daka, nuk kanë qenë si rezultat i nevojës së qytetarëve serbë, por i politikës.

“Këto më shumë janë zgjedhje politike, nuk kanë të bëjë me realitetin por janë zgjedhje për shkak të rrethanave në të cilat është ajo pjesë e Kosovës. Për shkak të ndërhyrjeve të Beogradit, për shkak të çështjeve politike të cilat Qeveritë tona kohë pas kohë i kanë pasë”, tha Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ-së.

Ndërsa më 21 prill, qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit do të votojë për shkarkimin e kryetarëve aktualë.

Rezultati do të sqarojë nëse do të ketë nevojë për zgjedhje të reja apo jo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika