Zgjedhjet në veri, nis afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

KQZ ka njoftuar se të hënën e 20 marsit ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit

Mitrovica e Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të hënën ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës, për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në katër komunat, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, po ashtu edhe për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill.

Sipas njoftimit të KQZ-së, afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më 27 mars.

“Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës, mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna. Gjithashtu, edhe ata që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë”, thuhet në njoftim.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në webfaqen e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të cilët jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, dhe pastaj, pas regjistrimit, të votojnë përmes postës gjatë periudhës që fillon më 8 prill dhe përfundon më 21 prill 2023.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika