Zgjedhjet në veri, nis numërimi i fletëvotimeve, rezultatet publikohen pas orës 20:00

Numërimi i fletëvotimeve për zgjedhjet në veri të Kosovës ka filluar. Nuk ka pasur ndonjë incident të theksuar gjatë procesit të zgjedhjeve në veri. Rezultatet e numërimit pritet të publikohen pas orës 20:00

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga procesi i zgjedhjeve në veri.

Ai tha se ky proces nuk ka pasur ndonjë incident të theksuar, dhe se sa i përket anës teknike dhe organizative, gjithçka ka shkuar në rregull.

Ai njoftoi se vetëm një pjesë e vogël prej 3.47 për qind të 45 mijë e 95 qytetarëve që kanë të drejtë vote në katër komunat e veriut të Kosovës kanë votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura të dielën në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

Tutje, ai ka treguar për secilën komunë numrin e votuesve që kanë marrë pjesë.

“Të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur, anëtarët e këshillit janë duke e bërë numërimin e fletëvotimit. Nr i qytetarëve që kanë votuar: Leposaviq, 141 votues apo 1.06%, Zubin Potok 385 votues, apo 8.18%. Zvecan, 204 votues apo  2.92%. Mitrovicë e Veriut 837 votues apo 4.62 %”, ka thënë ai.

No description available.Radoniqi bëri të ditur se rezultatet pritet të publikohen pas orës 20:00.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika