Zgjedhjet në veri, Spahiu: 500 mijë euro aktivitet vetëm për vendosjen e flamurit të Kosovës

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se gjithçka që ndodh në veri të Kosovës bëhet që flamuri kosovar të vendoset në katër komunat veriore, dhe siç ka thënë, me siguri sepse kjo është shumë e rëndësishme, “njerëzit vdesin për flamurin si simbol i shtetit dhe kombit”

Publicisti Nexhmedin Spahiu teksa ka folur për zgjedhjet në veri, ka thënë se gjithçka që ka ndodhur në atë pjesë të Kosovës është bërë vetëm për vendosjen e flamurit kosovar në objektet e komunave veriore.

Sipas tij, e gjithë kjo ka ndodhur sa i përket këtij simboli që flamuri i Kosovës të vendoset në katër komunat veriore, dhe siç ka thënë, me siguri sepse kjo është shumë e rëndësishme, “njerëzit vdesin për flamurin si simbol i shtetit dhe kombit”.

“Do të duhej që të vendoset flamuri i Kosovës në këto katër ndërtesat e komunave të Kosovës. Dhe më pas sigurisht që zgjedhjet pas një marrëveshje mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb do të bëhen sërish me një ligj të veçantë dhe atëherë më flamuri më nuk do të hiqet”, ka deklaruar Spahiu për RTV Dukagjinin.

Sipas tij, i gjithë ky aktivitet prej 500 mijë eurosh, “rrezik për jetën e policëve të qytetarëve atje, ndodh vetëm që të vendoset flamuri i Kosovës në katër objektet komunale të Komunave në veri të Kosovës”.

Gjithashtu, atëherë kur kjo mund të ndodhë, duhet të presim edhe incidente, pasi sipas tij, kjo nuk është e parëndësishme sepse lëndon nacionalistët serbë për së tepërmi.

“I pari që do të ngrejë flamurin në njërën nga këto komunat sigurisht që do të mund të konsiderohej Ismail Qemajl Vlora i Kosovës”, është shprehur tutje ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se i gjithë ky tension në veri ia vlen, dhe nëse “ne e duam shtetin e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës, ne duhet ta realizojmë atë. Nëse sovraniteti dhe integritetit të shtetit është i parëndësishëm në veri, nesër mund të jetë në Vushtrri pasnesër në Prishtinë”.

Zgjedhjet e parakohshme lokale po mbahen këtë të diel në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka instaluar kontejnerë, që shërbejnë si qendra votimi, pasi strukturat lokale të mbështetura nga Serbia, nuk kanë lejuar hapjen e shkollave si qendra të rregullta votimi.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk vërehet ndonjë tendencë për eskalim të situatës në veri dhe se Policia e Kosovës, sipas tij, nuk ka qenë kurrë më e përgatitur për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët.

Në zgjedhje nuk është duke marrë pjesë Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila, sikurse Beogradi zyrtar, ka bërë thirrje për bojkotimin e gjithë procesit.

Kusht i tyre për pjesëmarrje ka qenë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si dhe tërheqja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit.

Aktualisht, në veri të vendit janë duke u zhvilluar zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se 313 qytetarë votuan deri në orën 11:00.

Me gjithë kundërshtimet e Beogradit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur zhvillimin e procesit zgjedhor në veri.

Zgjedhjet e parakohshme po mbahen pasi kryetarët e këtyre komunave – të gjithë nga radhët e Listës Serbe – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika