Zgjedhjet për Parlamentin Evropian/ Konjufca diasporës: votojini kandidatët shqiptarë

Glauk Konjufca

kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgatës shqiptare që të dalin në zgjedhje dhe të votojë për partitë proeuropiane dhe kandidatët shqiptarë që janë në lista.

Konjufca ka shkruar se këto zgjedhje kanë rëndësi edhe për ne dhe jo vetëm për vendet e BE-së. Ai thotë se në rrethanat aktuale të një sulmi rus kundër Ukrainës këto zgjedhje do të determinojnë të ardhmen e bllokut.

“Shumë shqiptarë që janë shtetas e me të drejtë vote në vendet e BE-së duhet të dalin e të votojnë në këto zgjedhje për partitë proeuropiane, por në veçanti t’i mbështesin kandidatët shqiptarë që sot garojnë nën siglen e shumë partive europiane. Kandidatë si Muharrem Salihu, Adnan Dibrani e shumë shqiptarë të tjerë duhet ta kenë mbështetjen e mërgatës sonë, si përfaqësues të ardhshëm jo vetëm të interesave të diasporës sonë, por edhe të kombit dhe shteteve tona”, ka shkrur Konjufca në Facebook.

Sot në rrethanat politike, gjeopolitike dhe të sigurisë në të cilat ndodhet Evropa, zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë më të rëndësishme se kurrë ka deklaruar ai.

“Në këto zgjedhje nuk do të zgjedhën vetëm përfaqësuesit e qytetarëve të shteteve anëtare në Parlament, por do të dëshmohet edhe vendosmëria e Europës në mbrojtjen e vlerave të saj fundamemtale të cilat sot po i kërcënohen drejtpërdrejtë nga pushtimi rus në Ukrainë. Prandaj, këto zgjedhje janë zgjedhje historike dhe do të mund të determinojnë të ardhmen e BE-së mbase edhe në dekadat në vijim. Një Bashkim Europian unik në mbrojtjen e vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe dinjitetit të popujve dhe shteteve do të jetë arma më e fortë kundër Rusisë pushtuese dhe ideologjive fashiste”, ka shkruar ai.

Sipas Konjufcës këto zgjedhje do të kenë ndikim edhe në rajonin tonë.

“Këto zgjedhje nuk do të jenë pa ndikim edhe mbi rajonin tonë i cili të vetmen rrugë të sigurt drejt paqes dhe prosperitetit e ka rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Shumë procese në Ballkanin Perëndimor do të varen nga qasja, qartësia dhe gatishmërisë e BE-së për t’i përkrahur vlerat e saj të lirisë e demokracisë në rajonin tonë. Një qasje e barabartë dhe e drejtë ndaj të gjithëve do të jetë esenciale në europianizimin përfundimtar të shteteve tona”, ka shkruar kryeparlamentari Konjufca.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika