Ish-kryeministri, Andrej Babis dhe gjenerali në pension i NATO-s, Petr Pavel, kanë kryesuar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Çeki të shtunën.
Sipas rezultateve pothuajse të plota nga Enti i Statistikave Çeke, Pavel arriti të marrë 35.4 për qind të votave, ndërsa Babis mori 35.0 për qind. Ekonomistja Danuse Nerudova doli e treta me 13.9 përqind. Asnjë nga pesë kandidatët e tjerë nuk fitoi më shumë se shtatë për qind.
Kandidatët Babis dhe Pavel kanë shkuar në balotazh më 27-28 janar në një përpjekje për të marrë postin e presidentit të katërt që nga themelimi i Republikës Çeke në 1993, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Fituesi i zgjedhjeve do të ballafaqohet me një inflacion rekord në vendin e Evropës Qendrore me 10.5 milionë banorë, si dhe me deficite të mëdha të financave publike në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Derisa ish-kryeministri Babis, 68 vjeç, është personi i pestë më i pasur në Republikën Çeke, sipas revistës Forbes.
Ndërsa ish-gjenerali Pavel, 61, u dekorua si hero në luftën serbo-kroate gjatë së cilës ai ndihmoi trupat franceze të dilnin nga një zonë lufte. Më pas, ai u bë shefi i shtabit të përgjithshëm të Çekisë dhe kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, raporton voa.