Zgjedhjet presidenciale në Turqi, Erdogan voton: Më i rëndësishmi ishte votimi në rajonin e tërmetit, atje u votua me entuziazëm dhe dashuri

"Është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët tanë të japin votën e tyre deri në fund të ditës pa asnjë shqetësim në kushtet e demonstrimit të forcës së demokracisë turke. U uroj suksese të gjithë anëtarëve të komisionit të kutive të votimit dhe kryetarit"

Presidenti turk, Rechep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Rechep Tayyip Erdogan, votoi në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë të dielën (sot).

Erdogan përshëndeti votuesit dhe mbështetësit e tjerë përpara se të vazhdonte të votonte, ndërsa pas votimit ai theksoi se më i rëndësishmi ishte votimi në rajonin që u prek nga tërmeti shkatërrues

“Sipas informacioneve që kam marrë nga ministri im i Brendshëm, procesi ka vazhduar pa incidente dhe probleme. Më i rëndësishmi ishte votimi në rajonin e tërmetit – edhe qytetarët tanë në rajonin e tërmetit votuan me entuziazëm dhe dashuri. Pra, nuk ka asnjë problem për momentin”, ka thënë Erdogan, shkruajnë mediat turke.

“Shpresoj që pas numërimit të mbrëmjes, t’i lutemi (Allahut) për një të ardhme më të mirë për vendin tonë, kombin dhe demokracinë turke. Është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët tanë të japin votën e tyre deri në fund të ditës pa asnjë shqetësim në kushtet e demonstrimit të forcës së demokracisë turke. U uroj suksese të gjithë anëtarëve të komisionit të kutive të votimit dhe kryetarit. I përgëzoj edhe ata”, ka shtuar Erdogan.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika