“Zgjedhjet”, sot votojnë të burgosurit dhe diaspora

Të drejtën e votës, përveç të sëmurëve dhe të burgosurve, sot do ta ushtrojnë edhe qytetarët e regjistruar të Maqedonisë së Veriut nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale

Të drejtën e votës sot do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe të burgosurit në burgjet e Maqedonisë së Veriut.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se për zgjedhjet presidenciale do të votojnë 11.123 persona të sëmurë dhe të paaftë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare numri është më i madh për 102 votues ose 11.225 të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Të drejtën e votës, përveç të sëmurëve dhe të burgosurve, sot do ta ushtrojnë edhe qytetarët e regjistruar të Maqedonisë nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale. Votimi për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk do të bëhet për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kandidatëve të regjistruar.

Në këto zgjedhje parlamentare u dorëzuan 17 lista kandidatësh, për zgjedhjet parlamentare, 16 nga partitë dhe koalicionet politike dhe një nga një grup zgjedhësish. Në zgjedhje marrin pjesë 61 parti. Prej tyre, 11 në mënyrë të pavarur dhe 50 në pesë koalicione./Alsat.m

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika