Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, shoferët presin deri në 30 minuta

Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë ka shkaktuar edhe kolona të shumta në drejtim të këtyre qyteteve. Shoferët thonë se ndërtimi i saj do të duhej të fillonte pas fluksit të veturave nga diaspora

Në fund të muajit të kaluar filluan, e punimet pritet të zgjasin për më shumë se 1 vit.

Por zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, nisi në periudhën më të ngarkuar të vitit për nga prezenca e automjeteve në rrugë.

Një numër i madh i bashkatdhetarëve shfrytëzojnë Merdarën për të hyrë në Kosovë, e punimet, sipas tyre po krijonë kolona.

Avdin Hoti ka thënë se “Diaspora kallabllak xhynah është për ta më prit kështu, gati 20 minuta ose 30,  po duhet më prit edhe në këtë nxehtë nuk ish dasht më fillu tash”.

Esat Gjata ka thënë se “Po na pengon pasi ka kolon, po me këtë ritëm po shpresoj që shpejt ka me u rregullu”.

Punimet, sipas tyre do të duhej të bëheshin në periudha kur nuk ka fluks të qarkullimit, por që megjithatë, rregullimi i magjistrales, sipas tyre ia vlen pritja.

Fidaim Hasani ka thënë se “Shumë rrallë i bi po mirë që po e rregullojnë, ndoshta ish dashtë me fillu punën në periudhë tjetër”.

Kadri Gashi ka thënë se “Sa t’kryhet rruga aq ma mirë është për ne, po presum ka 10 deri në 15 minuta në kolon”.

Enver Kadriu ka thënë se “Me rendësi që po punohet edhe po rregullohet, këtu janë procedurat e tenderimit, ka kolona po masi po rregullohet po lehtësohet”.

Projekti për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë ka filluar më 29 qershor,  derisa pritet të përfundoj brenda  425 ditë të punës, derisa vlera e tij shkon në 37 milionë  euro.

Për shumë vite, punimet në këtë projekt kanë qenë të bllokuara shkaku i telasheve me shpronësim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika