Zgjidhet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve

Pas formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, seanca plenare shkoi në pauzë 15-minutëshe, në mënyrë që ky komision të mund të përpilojë raportin e tij, i cili më pas duhet të miratohet

Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Fillimisht është bërë e ditur emrat e anëtarëve të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Propozimet e emrave si të kryesuesit ashtu edhe antarëve të Komisionit janë bërë nga shefat e ri të Grupeve Parlamentare. Dhe me konfirmimin e votimit të deputetëve, propozimet janë pranuar nga prezenca e 119 deputetëv

“Në sallë janë 119 deputet që e konfirmon vazhdimin e seances. Artan Abrashi nga LVV-ja Perparim Gruda – PDK Armend Zemaj – LDK Branislav Nikoliq – Lista Serbe Time Kadriaj – AAK-Nisma Anetaret e komisionit te perkohshem per verefikimin e forumit te mandateve”, bëri të ditur, Avni Dehari nga LVV, si kryesues i Kuvendit.

Sipas rregullores së punës së Kuvendit, punimet e seancës konstituive, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, i drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë, që në këtë rast janë deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari dhe deputetja e PDK-së, Sala Jashari.

Në pikën e tretë të rendit të ditës është paraparë të bëhet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, pozitë kjo e cila i takon partisë që ka numrin më të madh të deputetëve, por që deri tash Vetëvendosje nuk e ka nominuar askënd për të parin e legjislativit të Kosovës.

Si pikë e fundit e rendit të ditës është edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, të cilët së bashku me kryetarin e përbëjnë Kryesinë e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesit e subjekteve politike, në mbledhjen e fundit u dakorduan që konform Rregullores dhe praktikave të mëhershme, subjekti me numrin më të madh të deputetëve, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare.

Në anën e djathtë të sallës, nga perspektiva e kryesuesit të seancës, do të ulet subjekti i dytë me radhë, Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në anën e majtë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në ulëset e tjera do të ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joserbe.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika