Më gjashtë vota për, profesori Qerim Qerimi është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Prishtinës.
Kandidatët për këtë pozitë ishin But Dedaj, Sefer Avdiaj, Ermir Rugova, Qerim Qerimi dhe Ilir Tolaj. Zgjedhjet për rektor të UP-së vijnë si pasojë e shkarkimit nga kjo pozitë të Naser Sahitit.
Shkarkimi i tij kishte shkaktuar polemika të shumta, sidomos në shoqërinë civile, të cilët e kishin akuzuar Këshillin Drejtues të UP-së për vendim politik dhe të anshëm.