Zgjidhet ushtruesi i detyrës për Kryeprokuror të Shtetit

Prokurori Besim Kelmendi, është zgjedhur ushtrues detyre në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Kelmendi do ta mbajë këtë pozitë deri në një vendim tjetër të KPK-së

Besim Kelmendi, UD i Kryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës, (KPK), e ka caktuar ushtrues detyre në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, prokurorin Besim Kelmendi.

Detyrën ai do ta ushtrojë deri në një vendim të ri të KPK-së.

Sot (të enjten), i ka përfunduar mandati 7-vjeçar, kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi. Më 6 prill të këtij viti KPK, kishte votuar Blerim Isufaj për Kryeprokuror të ri të Shtetit, ai ishte vlerësuar me 98 pikë, duke u bërë kandidati më i votuar për këtë pozitë.

Isufaj, nga KPK-ja, është propozuar për dekretim te presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja, sipas ligjit, e bën emërtimin, por mund edhe të mos e bëjë. Lëvizja Vetëvendosje kërkon që procesi të përsëritet nga pika zero.

Në lidhje me zgjedhjen e Isufajt, kishte reaguar Bashkimi Evropian si dhe organizatat joqeveritare vendore, të cilat kishin shprehur dyshimet e tyre për mënyrën e përzgjedhjes së tij.

Presidentja Vjosa Osmani, së fundi kishte organizuar një takim me OJQ-të, për të diskutuar në lidhje me përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika