Zhduken që katër ditë dy vajza në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes së personave që kanë ndodhur në Prishtinë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes së personave që kanë ndodhur në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se në dy raste të ndara, dy vajza janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe që nga dita e enjte nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

“13-14.04.2023 – 21:00-04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nuk gjendet në shtëpi prej datës së lartcekur. Sipas ankueses, deri me tani nuk kanë njohuri se ku mundet me qenë”, njofton policia.

Në rastin e dytë thuhet se babai i vajzës që është zhdukur ka komunikuar me të përmes rrjeteve sociale, por nuk e di se ku ndodhet e njëjta.

“Prishtinë 13.04.2023 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Ankuesi ka komunikuar me të përmes rrjeteve sociale, ajo ka thënë se është mirë, por nuk ka treguar vendndodhjen”, njofton policia.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika