Zhduken tre fëmijë e një grua gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24-orëve të fundit në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Në kryeqytet, dy fëmijë të mitur, një djalë dhe një vajzë, janë larguar nga shtëpia më 24 shkurt dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tyre.

Rasti është iniciuar si “person i zhdukur” dhe autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e tyre.

“Prishtinë 03.03.2025 – 11:20.  Më datën e lartcekur dy ankuese femra kosovare, kanë lajmëruar në polici se më datë 24.02.2025 dy fëmijët e tyre (djalë dhe vajzë) të moshës së mitur janë larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Një tjetër rast është raportuar në Prizren, ku një qytetar ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.

Po ashtu, Policia ka nisur hetimet për këtë rast.

Ndërkohë, në fshatin Ozdrim të Pejës, një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij, e cila vuan nga probleme psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ku ndodhet.

Policia ka regjistruar rastin më 3 mars dhe po vijon kërkimet.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika