Zhduket arma më të cilën dyshohet se u vra shtetasi i Shqipërisë në Prizren

Arma me të cilën dyshohet se është vrarë shtetasi i Shqipërisë në lokalin “Kobra City” në Prizren, pretendohet të jetë zhdukur

Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta gjejë armën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja në Prizren.

Arma është zhdukur dhe policia është në kërkim të saj, shkruan Kallxo.com

Gjuajtja me armë, që si pasojë la të vdekur 31-vjeçarin nga Kukësi dhe plagosjen e një 27-vjeçari tjetër, dyshohet se ndodhi në parkingun e lokalit të natës “Kobra City” në Prizren.

Ky lokal është në pronësinë e Dibran Hoxhës.

Dibran Hoxha mohon gjuajtjen me armë, pretendon se ishte në Gjilan

Dibran Hoxha, pronari i lokalit të natës “Kobra City” në Prizren ka mohuar se ka gjuajtur me armë zjarri ku mbeti i vrarë një person nga Kukësi dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar që gjatë intervistimit në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren, Dibran Hoxha ka mohuar të ketë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur vrasja.

Sipas këtyre burimeve, ai ka thënë që në atë kohë ishte jashtë Prizrenit.

Ai u ka thënë zyrtarëve policorë se në atë kohë kishte qenë në Gjilan.

Ndryshe, një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku ka mbetur i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi dhe është plagosur një 27-vjeçar po ashtu nga Kukësi.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika