Zhduket një 15-vjeçare në Pejë, Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët

Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në përputhje me ligjin për publikimin e fotografisë, po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Serbeze Istref Gashit nga Peja. Serbeze Gashi, e lindur më 6 qershor 2008, konsiderohet si person i zhdukur

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe bazuar në ligjin për publikimin e fotografisë, kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Serbeze Istref Gashit nga Peja.

Serbeze Gashi e lindur më 6 qershor 2008, konsiderohet si person i zhdukur dhe Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacione ta njoftojë Policinë e Kosovës.

Njoftimin e plotë nga ana e Policisë së Kosovës e gjeni më poshtë.

“Kërkesë për bashkëpunim; Pejë, 17 Nëntor 2023

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është:

  • SERBEZE (Istref) GASHI, e lindur me 06.06.2008 në Pejë.
  • PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë), – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika