Një djalë është raportuar i zhdukur në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren.
Siç ka njoftuar Policia, babai të mërkurën ka raportuar se djali më 24 dhjetor ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di ku ndodhet.
“Me 25.12.2024 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.