Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros me rezultat të pastër 0:2.
Zhegrova, golin që ka shënuar në këtë ndeshje ka thënë se ia dedikon legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.
Pas ndeshjes në të cilën ai luajti me numrin 9-të, në një intervistë, Zhegrova ka treguar se numrin 9 në fanellë e zgjodhi në nderim të Vokrrit, gjersa shtoi se fitoren e mbrëmshme ia dedikon atij.
“Kam zgjedhur numrin 9 sot për shkak të legjendës Fadil Vokrri dhe fitoren ia dedikoj atij”, ka thënë lojtari kosovar.
Kosova e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” kanë shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 ndaj Qipros.
Kosova zhvilloi një pjesë të dytë fenomenale, duke i siguruar pikët e plota dhe një nismë të mbarë të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e radhës e Kombëtares së Kosovës do të jetë të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, nē Prishtinë kundër Greqisë.