Zhitia: S’e kam pasur fatin t’i takoj anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës

Skender Zhitia

Dëshmitari Skender Zhitia ka thënë se nuk e ka pasur fatin që gjatë luftës të takojë ndonjërin nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këtë deklarim dëshmitari e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, përmes avokates, Sophie Menegon.

“Gjatë luftës nuk e kam pasur fatin ta takoj asnjërin nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm”, ka thënë Zhitia.

Dëshmitari tha se edhe në libër e kishte potencuar se ky libër përfaqëson vetëm opinionin e tij sa i takon ngjarjeve në Zonën Operative të Llapit dhe se ky opinion nuk është fjalë përfundimtare.

Përpara se të filloi pyetjet avokatja Menegon, në pyetje dëshmitarin e mori prokurorja Silvia D’Ascoli e cila u fokusua tek libri i dëshmitarit ku kishte përshkruar vizitën e përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së më 18-20 gusht 1998.

Në libër, dëshmitari kishte thënë se delegacioni ishte në përbërje me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Bislim Zyrapin si dhe ata u priten nga Komandant Remi i shoqëruar nga Fatmir Humolli, Hyzri Talla, Latfi Gashi, Kadri Kastrti, Nuredin Ibishi dhe Sabri Kiçmari.

“Është e rëndësishme me e potencu që në Zonën Operative të Llapit për këtë e kam quajt që u bë zyrtarizmi për faktin se më 18 korrik, komandanti Rrustem Mustafa veç i kishte emëruar këto struktura, këto personalitete në pozita më përgjegjësi. Më 18 korrik këto personalitete ishin emëruar, kështu gjatë vizitës vetëm u zyrtarizuan. Komandant Remi e njoftoi delegacionin e Shtabit të Përgjithshëm me vendimet të cilat i kishte marrë paraprakisht. Kështu që kjo vizitë pavarësisht që unë e kam quajtur si zyrtarizmi dhe zyrtare, të gjitha ato emërime që i kishte bërë më herët komandanti Rrustem Mustafa këto i miratuan ose u miratuan nga ky delegacion dhe sigurisht e kam potencu edhe vendimet që janë marrë. Unë në referencë i kam pas intervistat që i kam bërë me komandant por edhe literaturë tjetër që e kam shfrytëzu në atë kohë e që kanë qenë si referencë”, tha dëshmitari tutje.

Dëshmitari tregoi se edhe ku i ka mbështetur të dhënat e vendosura në librin e tij.

“Shënimet i kam mbështetur në të dhënat që i kam marrë nga drejtuesit e Zonës Operative të Llapit”.

Më pas prokurorja ia prezantoi dëshmitarit librin e Jakup Krasniqit që fliste për këtë vizitë të delegacionit të Shtabit të Përgjithshëm në Zonën Operative të Llapit.

Duke cituar, D’Ascoli tha se në libër thuhet se shkuarja e këtij delegacioni kishte për qëllim të shihen përgatitjet e UÇK-së që po bëheshin, të bëheshin emërimet e kuadrit komandues dhe të njoftonin me rrjedhat e luftës në terren.

Zhitia: Avokatë e prokurorë kanë shkoqitur fjali nga libri im, të cilat në opinion kanë përcjellë një mesazh të gabuar

Dëshmitari tha se e ka lexuar librin në fjalë dhe sipas tij ai ka qenë një prej referencave kryesore sa i takon aspekteve të përgjithshme. Sipas tij, libri i Jakup Krasniqit përputhet me atë se çfarë është duke e thënë ai në sallën e gjykimit.

Gjatë pyetjeve të saj, prokurorja D’Ascoli pyeti dëshmitarin lidhur me disa kode të individëve të cilat veçse ishin përshkruar në librin e tij.

“Si numra nuk i njoh se nuk kemi komuniku gjatë luftës, por si emra i mbajë mend. Si emra ‘Profa’ dhe ‘Azizi’ tjerët nuk i njoh. Nuk e di. Ndoshta i njoh, por si pseudonime nuk i njoh”, tha dëshmitari.

Me kodin ‘Profa-20’ dëshmitari tha se ka qenë komandanti i Brigadës 152, Shaban Shala dhe se Azizi ishte me numrin 30.

“E njoh mbas lufte (Azizi) në Forcën e Sigurisë së Kosovës një kohë sa ka qenë dhe më shumë nuk kam informacion për ata. Nuk e kam ditë por gjatë përgatitjes së librit e kam kuptu se çfarë detyre ka pas (gjatë luftës). E kam në librin tim se kur është emëru zëvendëskomandant i Brigadës 152”, tha dëshmitari.

Sekender Zhitia tha se Naim Kadriun nuk e ka njohur gjatë luftës. Ndërsa, për Muhamet Latifin dëshmitari pohoi se k aqenë komandant i mbrojtjes civile të cilin e ka ndimuar në mobilizimin e personave që dëshironin që të kyçeshin në uck.

Ai gjithashtu pohoi se Muhamet Latifi ishte nga mbrojtja civile, Salih Mustafa nga njësiti ‘BIA’ dhe Skenderu Murati në sektorin e shëndetësisë të cilën kanë qenë edhe pjesë e strukturës organizative të Zonës Operative të Llapit./ Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika