Zhvillim Historik: Gitor sjell në Prishtinë konferencën më të madhe të ndërtimit në Ballkan!

Prishtinë, 5 Prill 2025 – Biznesmeni i njohur nga Prishtina, Bledian Ramadani, ka bërë sërish bujë në skenën ndërkombëtare të biznesit duke rrëmbyer organizimin e një prej eventeve më të rëndësishme në industrinë ndërtimore të rajonit: BCC – Balkans Construction Conference 2025.

Ky konferencë, që mbledh çdo vit dhjetëra kompani ndërtimore, investitorë të mëdhenj, përfaqësues të qeverive dhe liderë të industrisë nga Ballkani dhe më gjerë, pritej të mbahej këtë vit në Zagreb ose Selanik. Mirëpo, me një lëvizje të befasishme dhe të fuqishme, Ramadani ka siguruar ekskluzivitetin e organizimit, duke bërë që BCC 2025 të zhvendoset në Prishtinë për herë të parë në histori.

Burime të afërta me organizatorët kanë bërë të ditur se Ramadani, përmes kompanive të tij, Gitor Shpk, ka ofruar një platformë moderne dhe logjistikë të jashtëzakonshme, duke bindur bordin e konferencës për të ndryshuar destinacionin në mënyrë të menjëhershme. Për më tepër, besohet se Ramadani do të shfrytëzojë këtë mundësi për të promovuar projektet e tij të reja në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, si dhe për të forcuar ndikimin e tij në tregjet rajonale.

BCC 2025 pritet të zhvillohet në diku në periferi të Prishtinës, me pjesëmarrjen e disa kompanive ndërkombëtare dhe shumë të ftuarve nga e gjithë Evropa. Ky është një tjetër hap i madh për Ramadani, i cili gjatë viteve të fundit ka konsoliduar pozitat e tij si një nga figurat më influente të biznesit në Ballkan.

Ky sukses konfirmon se Prishtina po kthehet në një epiqendër të rëndësishme për ngjarje ndërkombëtare të profilit të lartë, falë ndikimit dhe vizionit të disa prej bizneseve më të mëdha vendore, me Bledian Ramadanin në krye.

Konferenca do të mbahet sipas datave që do të publikohen së shpejti sipas organizatorëve, interesimi ka kaluar çdo pritshmëri. Ramadani ka paralajmëruar se kjo do të jetë vetëm “fillimi i një epoke të re për industrinë ndërtimore në rajon”.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika