Zhvillimet në Rusi po ndiqen me vëmendje nga shtetet e Perëndimit

Zyrtarët e NATO-s, të Gjermanisë, të Britanisë së Madhe, të Francës, të Italisë kanë deklaruar sot se janë duke e monitoruar situatën në Rusi

Zyrtarët e NATO-s, të Gjermanisë, të Britanisë së Madhe, të Francës, të Italisë kanë deklaruar sot se janë duke e monitoruar situatën në Rusi.

Disa u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre shmangien e udhëtimit në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don.

Ndërsa, Yevgeny Prigozhin, përmes një mesazhi të publikuar në mëngjesin e së shtunës, ka thënë se pjesëtarët e grupit të tij mercenar “Wagner”, janë “të gatshëm të vdesin” në aksionin e tij kundër ushtrisë ruse.

Ndërkaq, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do t’i ndëshkojë kryengritësit, pasi grupi mercenar “Wagner” ka thënë se do ta rrëzojë udhëheqësinë e ushtrisë ruse.

Ai ka kërkuar konsolidimin e të gjitha forcave dhe ka thënë se veprimet kanë qenë tradhti dhe “një thikë në shpinë ndaj popullit rus”, pas deklaratave të fundit të shefit të “Wagnerit”-it Yevgeny Prigozhin. /KP

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika