Zhvillimet në veri, deputeti gjerman: Nuk duhet harruar që shteti i Kosovës po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij

Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka shprehur mbështetjen e tij për sundimin e ligjit në Kosovë

Deputeti gjerman, Knut Abraham

Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka reaguar lidhur me zhvillimet në veri, duke shprehur mbështetjen e tij për sundimin e ligjit në Kosovë.

Abraham ka thënë se nuk duhet harruar se Kosova po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij.

“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar deputeti gjerman, Knut Abraham.

Gjatë ditës së djeshme u pengua hyrja e kryetarëve të komunave të veriut në objekte komunale, por me asistimin e Policisë së Kosovës, kryetarët arritën të hyjnë në këto objekte.

Ko situatë nga faktorët ndërkombëtarë është dënuar duke e konsideruar si “masa të dhunshme”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika