Zhvillimet në veri, Kearns: Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit

Për zhvillimet e fundit në veri, lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se "mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit"

Deputetja britanike, Alicia Kearns

Deputetja britanike Alicia Kearns, ka thënë se ka shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar.

Por sipas saj, mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit.

Përmes një postimi në platformën X, deputetja Kearns është shprehur se llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj Serbi-Kosovë.

“Shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar, por mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit, kështu që llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj Serbi-Kosovë”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika