Shërbimi Spitalor Klink dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri, ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në institucionet shëndetësore.
“Pas ngjarjeve të ndodhura në Leposaviq, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Gatishmëria është ngritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë’, njofton ShSKUK.
ShSKUK ka njoftuar se mbrëmë mjekët e Spitalit të Mitrovicës dhe pastaj ata të QKUK-së, kanë trajtuar policët e plagosur, të cilët pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme, janë jashtë rrezikut për jetë.
ShSKUK ka shprehur ngushëllime të thella për familjen e policit të vrarë dhe të plagosurve u uron shërim të shpejtë.