Zhvillimi kognitiv dhe gjuhësor tek fëmijët

Si çdo të mërkurë, edhe sonte në kuadër të emisionit “Jeto” në Radio Dukagjini, u diskutua për shëndetin mendor

Këtë javë temë e natës ishte zhvillimi kognitiv dhe gjuhësor tek fëmijët, temë për të cilën në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin, diskutuan psikologia Irma Sadikoviq dhe logopedia Toska Vuniçi.

Sadikoviq deklaroi se zhvillimi kognitiv ka të bëjë me mënyrën se si fëmijët mendojnë, eksplorojnë dhe i kuptojnë gjërat. Kognicioni sipas saj ka të bëjë me njohjen e botës së jashtme, pra gjithçka që fëmija është në gjendje ta shohë, prekë dhe njoh në ambientin ku jeton. Psikologia bëri të ditur se fëmijët në fëmijërinë e hershme zhvillohen në katër fusha, atë kognitive, motorike, komunikative dhe socioemocionale. Funksionet kognitive sipas saj zhvillohen duke punuar me prindërit, që i ndihmojnë fëmijës ta njoh botën që e rrethon me lodra dhe aktivitete të ndryshme, duke eksploruar në botën e jashtme, dhe duke u dhënë përgjigje pyetjeve të tyre.

Logopedia Vuniçi thekson se fëmijëria e hershme është pikë themelore dhe kyçe në zhvillimin e fëmijëve, duke qënë se ata kanë të ngjarë të përfitojnë më së shumti nga mjediset mbështetëse në vitet formuese. Ajo shton se rol kyç kanë prindërit, kujdestarët e familjarët në formimin, mësimin dhe gjuhën e fëmijëve. Cilësia e gjuhës që prindërit përdorin me fëmijët sipas saj është një nga parashikuesit më të fortë të gjuhës së hershme që do ta ketë fëmija. Fëmijët përfitojnë nga ekspozimi në gjuhë të pasur dhe larmishme. Vuniçi thekson se të flasësh me fëmijët me gjuhën e të rriturve, ka predispozita që fëmija të ketë një të shprehur më të saktë.

Sadikoviq deklaron se kognicioni dhe gjuha duhet të jenë në përputhje me zhvillimin e fëmijës. Fëmijët nga 2 deri në 3 vjet duhet të dallojnë objektet nga njëra tjetra në varësi të ngjyrës, formës, dhe duhet të jenë në gjendje ta shprehin atë në formë të artikuluar. Me rritje të moshës sipas saj, aktivitetet duhet bërë më komplekse. Nga mosha 3 deri në 4 vjeç  fëmija duhet të jetë në gjendje të ngjyrosë duke mos i tejkaluar vijat. Ajo shton se jo gjithmonë mosha kalendarike e fëmijëve përputhet me moshën zhvillimore, andaj nëse prindi merakoset se fëmija i tij nuk po e mbërrin këtë përputhje, mund të drejtohet tek profesionistët e shëndetit mendor.

Vuniçi thotë se është e rëndësishme që me fëmijën të bëhen aktivitete të shumta për t’i ngjallur kurreshtjen, që në bazë të lojës të zhvillohet e stimulohet të folurit. Edhe logopedia thekson se kur fjalët e fëmijës nuk përputhen me moshën e tij, duhet kërkuar ndihmën profesionale. Sipas saj është e rëndësishme të bëhet një vizitë me konsulta dhe testime për të parë ku qëndron fëmija, a ka nevojë për hapa tutje, séance apo vetëm rekomandime për prindërit.

Psikologia Sadikoviq nënvizon se nga mosha 2 vjeçare fillon shpërthimi gjuhësor, e nga aty mund ta vërejme se ku qëndron fëmija në pjesën gjuhësore. Sipas saj kur ka probleme me zhvillimin kognitiv, pjesë e procesit për tejkalimin e kësaj, përpos prindërve dhe ekspertëve shëndetësorë, duhet të jenë edhe edukatoret në kopsht.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika