Zhvillimi socio-emocional dhe vonesat gjuhësore tek fëmijët

Sonte u diskutua tema e zhvillimit socio-emocional, dhe vonesat gjuhësore tek fëmijët, ku të ftuara ishin psikologia Lira Baliu dhe logopedia Erëza Vitija.

Psikologia Baliu deklaroi se zhvillimi social ka të bëjë me aftësitë e ndërveprimit dhe krijimit të raporteve me të tjerët, që përfshin komunikimin verbal, si dhe joverbal, gjestet, shprehjet, lëvizjet.

Zhvillimi emocional në anën tjetër ka të bëjë me njohjen e emocioneve tona dhe të tjerëve, aftësinë për të menaxhuar apo rregulluar emocionet, që ndikon edhe në zhvillimin social. Kjo sipas saj është një fushë specifike në zhvillimin e fëmijës, një proves gradual, ku ata fitojnë aftësinë të kuptojnë, përjetojnë, shprehin dhe menaxhojnë emocionet e veta, si dhe zhvillojnë marrëdhënie kuptimplota me të tjerët.

Si rrjedhojë zhvillohen vetëdija, vëmendja, vetëvlerësimi, rregullimi i emocioneve e zhvillimi i identitetit.

Logopedia Vitija theksoi se bashkëpunimi psikolog – logoped është shumë i nevojshëm kur bëhet fjalë për problemet e zhvillimit socio-emocional dhe vonesave gjuhësore.

Sipas saj fëmija mund të ketë vonesa gjuhësore nëse nuk i përmbush etapat e zhvillimit të gjuhës për moshën e tij, dhe si rrjedhojë mund të ketë probleme në kuptimin e informacioneve dhe shprehjen e nevojave të tij.

Baliu deklaroi se fëmijët fillimisht i zhvillojnë aftësitë e komunikimit me prindërit dhe familjen e tyre, e më pas me bashkëmoshatarët.

Zhvillimi socio-emocional sipas psikologes nis nga mosha 2 vjeçare, kur fëmija nisë të ndjejë xhelozi, turp, krenari, zhgënjim, zili, shqetësim e ndjenja tjera.

Nga mosha 6-7 vjeçare është më i vetëdijshëm për emocionet e veta dhe të tjerëve, zhvillon vetëkontrollë, kalon në fazën ku i kupton rregullat dhe merr përgjegjësi.

Një fëmijë që ka vështirësi në zhvillimin socio-emocional mund ta vërejmë kur luan vet, ose gjithmonë kërkojnë një të rritur që të luajnë.

Fëmijë që kanë ulje të vëmendjes, përqendrimit, çorientohen shpesh, i hedhin lodrat në dysheme, kur luajnë me të tjerët e ndërprejnë lojën pasi nuk e pranojnë humbjen, nuk i kuptojnë pasojat e veprimeve të veta, e këto kanë ndërlidhje edhe me vonesat gjuhësore.

Kjo sipas saj ndodh për shkak se gjatë fëmijëriseë nuk pyeten shumë për ndjenjat, emocionet e nuk stiumohen.

Në kontekstin terapeutik Baliu deklaroi se flasin me prindërit që të jenë bashkëpunues me fëmiun, t’u lexojnë përralla dhe t’i komentojnë ato së bashku, të ketë stimulim për të biseduar për ndjenjat e emocionet.

Psikologia shton po ashtu se pjesë e rëndësishme është edhe kopshti, vend ku fëmiu duhet të bashkëveprojë me të tjerët, ambient ku njodtohet me kërkesat e të tjerëve dhe kupton se duhet t’i ndajë gjërat me të tjerët.

Vitija thekson se vonesat gjuhësore kanë të bëjnë me vonesat në të kuptuar, të shprehur apo kombinim i të dyjave.

Kur fëmiu ka vonesa gjuhësore sipas saj nevrikoset, nuk i kupton të tjerët, dhe nuk mund ta shprehë vetën, probleme këto që ndërlidhen edhe me psikologji.

Kur nuk mund të shprehen mund të tregohen agresivë ndaj të tjerëve, dhe të rriturit nuk i kuptojnë nevojat e tyre.

Ajo thekson se nevojitet bashkëpunim logoped – psikolog në këtë aspekt.

Edhe teknologjia sipas saj është një gjë që nuk lejon zhvillimin gjuhësor tek fëmijët, andaj prindërit duhet ta reduktojnë atë, e të shtojnë lojën me lodra, që duhet të jenë të ngjyrave dhe formave të ndryshme.

Intervenimi i hershëm është i rëndësishëm, shton psikologia, pasi thotë se prindërit presin deri sa të bëhet vonë, e me intervenim të hershëm mund të parandalohen edhe problemet tjera rrugës.

Këshilla numër një për prindërit sipas saj është të jenë shumë të durueshëm.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika