Zhvillohet ankandi më i madh në histori, rekordi 1.5 miliard dollarë

Koleksioni i bashkëthemeluesit të ndjerë të Microsoft, Paul Allen, me vlerë mbi 1 miliard dollarësh është shitur në ankandin më të madh të artit, Christie's, kjo sipas tyre, shënon ankandin më të madh të artit në histori

Një ndër punimet e koleksionit të artit të bashkëthemeluesit të Microsoft, Paul Allen, i cili vdiq në vitin 2018





Piktura dhe skulptura në pronësi të bashkëthemeluesit të ndjerë të Microsoft, Paul Allen, janë shitur për një rekord çmimi prej 1.5 miliard dollarësh. Ky ishte ankandi më i madh i artit në histori, sipas kompanisë së ankandeve Christie’s.

Christie’s ka shitur 150 vepra nga koleksioni Paul G. Allen për mbi 1.6 miliardë dollarë të mërkurën dhe të enjten, ndërsa koleksionistët e pasur në mbarë botën u larguan nga shqetësimet ekonomike dhe të kriptos për të investuar në vepra arti trofe.

Pesë piktura thyen shifrën e 100 milionë dollarëve të mërkurën, duke përfshirë më të shiturin e natës – “Les Poseuses, Ansemble” të Georges Seurat, i cili u shit për 149.2 milionë dollarë.

Chsristie’s, ka thënë se veprat e Vincent van Gogh, Georges Seurat, Paul Gauguin, Paul Cezanne dhe Gustav Klimt u shitën secila për më shumë se 100 milion dollarë, duke thyer rekorde individuale për ata artistë.

Koleksioni i Paul G. Allen, i instaluar në selinë e Christie’s Rockefeller Center.

Shitjet totale prej 1.62 miliardë dollarësh thyen rekordin e mëparshëm për koleksionin më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand, i vendosur nga koleksioni i Harry dhe Linda Macklowe i ankanduar në Sotheby’s për 922 milionë dollarë. Totali i shitjeve përfshinte 1.5 miliardë dollarë nga mbrëmja e së mërkurës dhe pak më shumë se 100 milion dollarë nga shitja e së enjtes.

Parada e shitjeve me tetë dhe nëntë shifra sugjeroi se të pasurit globalë ende e shohin artin kryevepër si një mbrojtje kundër inflacionit dhe ndoshta një rezervë më të sigurt të vlerës sesa stoqet gjithnjë e më të paqëndrueshme dhe kriptovalutat.

“Kjo tregon se për objektet e kësaj cilësie dhe të rrallë, njerëzit do të shpenzojnë gjithçka që duhet për t’i marrë ato,” ka thënë Andrew Fabricant, shefi operativ i Gagosian, megagaleria.

Koleksioni i Allen-it, bashkëthemeluesit të ndjerë të Microsoft-it, ishte një thesar kryeveprash që përfshinte 500 vjet. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi, pasi Allen nënshkroi Betimin e Dhënies duke premtuar se do të linte të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi.

Syri i mprehtë i Allen për artin e madh bëri gjithashtu investime të mëdha. Ai bleu “Birch Forest” të Gustav Klimt për 40 milionë dollarë në vitin 2006. Ai u shit të mërkurën për 104 milionë dollarë, raporton CNBC.

“Visionary: Koleksioni i  Paul G. Allen”, i instaluar në selinë e Christie’s Rockefeller Center, përfshin vepra nga David Hockney dhe Alexander Calder.

“La Montagne Sainte-Victoire” i Paul Cezanne u shit për 137.8 milionë dollarë. “Verger avec Cypres” i Vincent van Gogh u shit për 117 milionë dollarë dhe vendosi një rekord të ri për van Gogh në ankand, i vendosur për herë të fundit në vitin 1990. “Maternite II” i Paul Gaugin u shit për 105.7 milionë dollarë.

“Large Interior, W11 (pas Watteau) i Lucian Frojdit, i konsideruar si një nga kryeveprat e tij më të mëdha, u shit për 86.3 milionë dollarë. Një nga pikturat e Claude Monet “Ura e Uaterlosë” shkoi për 64.5 milionë dollarë.

Oferta ishte e fortë në të gjithë globin të mërkurën. Christie’s tha se ofertat erdhën nga 19 vende dhe ekspertët e artit thanë se Seurat, van Gogh dhe Klimt të gjithë mund të shkonin te blerësit aziatikë.

Një ndër punimet në koleksionin e Paul Allen. Foto: BBC

Disa vepra u shitën për shumëfish të vlerësimeve të tyre. Një foto e famshme nga Edward Steichen e ndërtesës Flatiron të Nju Jorkut u shit për 11.8 milionë dollarë, duke e bërë atë fotografinë e dytë më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë dhe duke thyer vlerësimin prej 2 deri në 3 milionë dollarë.

Një pikturë e Andrew Wyeth, e quajtur “Day Dream” u bë objekt i një lufte të nxehtë ofertash, duke u shitur për 23.3 milionë dollarë, shumë më tepër se vlerësimi i saj prej 2 deri në 3 milionë dollarë.

Pavarësisht obsesionit aktual të koleksionistëve me artin bashkëkohor, disa nga Mjeshtrat e Vjetër të Allenit arritën tetë shifra. Një vepër e Botticelli-t e quajtur “Madonna of the Magnificat” shkoi për 48 milionë dollarë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika