Ziadin Sela jep dorëheqje nga posti i kryetarit të ASH-së

Ziadin Sela njoftoi edhe zyrtarisht se ka dhënë dorëheqje nga posti i kreut të Aleancës për Shqiptarët

Ziadin Sela - ish-kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Ziadin Sela ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

Kjo për shkak të disfatës së thellë së partisë së tij në zgjedhjet e së shtunës për këshillin komunal në Tetovë.

Sela është shprehur i zhgënjyer me rezultatin, ngase nuk e kishte pritur një të tillë.

“Nga ky moment marr përgjegjësinë dhe jap dorëheqjen e parevokueshme si kryetar partie. Në periudhën në vijim, organi më i lartë i partisë pas dy Kongreseve dhe Kuvendi Qendror duhet të ulet dhe të vendosë se kush do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të partisë”, ka deklaruar Sela, shkruan AlsatM.

Aleanca për Shqiptarët nuk ka fituar asnjë këshilltar ndërsa në përbërjen e deritanishme kishte tre të tillë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika