Zjarr afër aeroportit të Prishtinës, digjen 20 vetura, lëndohen dy persona

Një zjarr i madh ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit në një objekt afër aeroportit “Adem Jashari”. Aty ishin të vendosura vetura që përdorën për karting, e ku si pasojë mbi 20 vetura të tilla janë djegur dhe shkaktarët ende nuk dihen por pronarët kanë disa dyshime. Dy persona u lënduan e dëmi material është i lartë.

Gjithçka që ishte brenda kësaj hapësire ishte kapluar nga zjarri në orët e para të kësaj të marte.

Kështu ky hangar, në të cilin ishin mbi 20 vetura  që përdoreshin për karting, e me pajisje të tjera shtesë tashmë janë bërë shkrumb e hi në Sllatinë të Fushë Kosovës, afër aeroportit Adem Jashari.

Zjarrin e vërejtën vet pronarët që thonë se nuk e dinë se çka e shkaktoi, veçse thonë se ishte e pamundur të parandalohej, madje gjatë tentimit të dytë, morën lëndime të lehta.

“Me ato mundësit tona me aparatat kundër zjarrit, kemi provu me lokalizu zjarrin, por për fat të keq nuk kemi mund, se ka pas benzinë, benzina ka fillu me u shpërnda, kemi do lëndime të lehta nëpër duar, por këto janë kaluese”, ka thënë pronari Nexhmedin Geci.

Geci thotë se ende nuk e di sakte shumën e dëmit të shkaktuar, por që është qindra mijëra euro.

“Vlera momentale e dëmit ende nuk kemi bërë ndonjë kalkulim të saktë, por që por në bazë të go-kart që kena pas rezervë, apo të rinjë që janë kanë aty në rafte kalon vlerën mbi 200,000 mijë euro”, ka shtuar Geci.

Zjarrin arritën ta ndalin ekipet e zjarrfikësve që thonë se arritën shpejt në vendin e ngjarjes.

“Ekipet kanë reaguar menjëherë, për fat të mirë rrugët kanë qenë të hapura, koha e reagimit ka qenë për 10 minuta, që kanë mbrri në vendin e ngjarjes, ky 10 minutëshi është brenda procedurave të operimit, aty është marrë për 2 orë ekipi me shuarjen e atij zjarri”, ka thënë komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi.

Rastin e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës që e kanë cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika