Zjarr i madh në fabrikën e sfungjerit në Elbasan, tymi mbulon zonën

Në mëngjesin e së enjtes, në Elbasan është përfshirë nga flakët një fabrikë e sfungjerit dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik, njofton Policia e Shtetit Shqiptar

Një fabrikë është përfshirë nga flakët në mëngjesin e së enjtes në Elbasan.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Nga pamjet ne media duket se tymi ka mbuluar të gjithë qytetin.

“Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. S., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi. Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, ka thënë policia.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika