Zjarr në burgun iranian, dëgjohen të shtëna armësh

Një zjarr ka shpërthyer të shtunën në burgun famëkeq "Evin" të Iranit. Videot e shpërndara në internet kanë treguar flakë dhe tym në një vend në Teheran, nga i cili, dëgjoheshin të shtëna armësh dhe njëherit, shpërthime dhe jo vetëm. Njerëzit dëgjoheshin jashtë burgut, duke brohoritur "vdekje diktatorit" - një nga sloganet kryesore të lëvizjes protestuese antiqeveritare

Burgu i Evinit

Një zjarr ka shpërthyer të shtunën në burgun famëkeq “Evin” të Iranit, burg i cili është i njohur për strehimin e të burgosurve politikë, gazetarëve dhe shtetasve të huaj.

Videot e shpërndara në internet kanë treguar flakë dhe tym në një vend në Teheran, nga i cili, dëgjoheshin të shtëna armësh dhe njëherit, shpërthime dhe jo vetëm. Njerëzit dëgjoheshin jashtë burgut, duke brohoritur “vdekje diktatorit” – një nga sloganet kryesore të lëvizjes protestuese antiqeveritare.

Një zyrtar i cituar nga media shtetërore tha se situata ishte nën kontroll, por pamjet nga video-ja tregonin ende që zjarri vazhdonte.

Tash e disa javë, Irani është përfshirë nga protestat antiqeveritare që para një muaji, me vdekjen e Mahsa Amini, në paraburgim nga policia. Ndonëse zyrtarët thanë se ajo vdiq nga një atak në zemër, familja e saj e kundërshtoi këtë, duke thënë se ajo ishte rrahur nga policia e moralit, trasmeton BBC.

Megjithatë, Rana Rahimpour nga BBC “Persian”, ka thënë se ende nuk dihet nëse situata në burg është e lidhur me demonstratat e fundit, por sipas saj, një gjë e tilllë mund të ndodhë lehtësisht, duke qenë se qindra protestues janë dërguar në “Evin”.

Duke folur brenda burgut, guvernatori i Teheranit i tha televizionit shtetëror se kishte një trazirë në një krah të burgut, i cili strehonte kriminelë të vegjël, dhe situata tani ishte plotësisht e qetë.

Pamjet dramatike të zjarrit dhe tymit u postuan për herë të parë në rrjetet sociale, mbrëmjen e së shtunës.

Turma të mëdha u mblodhën jashtë burgut, trafiku u ndal dhe policia e trazirave u pa duke hyrë në objekt.

Burgu është kritikuar prej kohësh nga grupet perëndimore të të drejtave. “Human Rights Watch” ka akuzuar autoritetet në burg për përdorimin e kërcënimeve me torturë dhe burgim të pacaktuar, si dhe marrjen në pyetje të gjata dhe mohimin e kujdesit mjekësor për të burgosurit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika