Një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas është përfshirë nga flakët.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se zjarrfikësit dhe njësitet e policisë janë në vendngjarje.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.