Zjarr në një hekurishte në Mitrovicë, zjarrfikësit lokalizojnë zjarrin(VIDEO)

"Njësia e zjarrfikësve në Mitrovicë është lajmëruar prej një qytetari rreth orës 17:51. Që ka shpërthyer zjarri në një hekurishte, pronë e qytetarit me inicialet R.H"

Një hekurishte në Mitrovicën e Jugut afër stacionit të trenit është përshirë nga flakët, ku si pasojë janë djegur disa vetura të vjetra dhe gjëra të ndryshme që gjendeshin aty.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Mitrovicë, Tahir Mikullovci, i cili ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar. Duke theksuar se rreziku është kaluar.

“Njësia e zjarrfikësve në Mitrovicë është lajmëruar prej një qytetari rreth orës 17:51. Që ka shpërthyer zjarri në një hekurishte, pronë e qytetarit me inicialet R.H.. Sipas qytetarit, janë djeg disa automjete te vjetra, disa më të reja dhe disa gjëra të ndryshme. Afër stacionit hekurudhor ku ka qenë. Zjarri është lokalizuar dhe pritet të likuidohet tërësisht, nuk ka më rrezik. Në vendin e ngjarjes janë tri automjete dhe gjashtë pjesëtarë të zjarrfikësve”, ka thënë Mikullovci.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika