Zjarr në një hotel në Kamboxhia, raportohet për së paku 11 të vdekur

Autoritetet bëjnë të ditur se rreth 700 qytetarë tajlandezë u shpëtuan dhe u dërguan në spitalet në Tajlandë

Zjarri përfshin hotelin dhe kazinonë Grand Diamond City në Poipet, Kamboxhia më 28 dhjetor 2022

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si shkak i një zjarri në një hotel në Kamboxhia.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë se të paktën 11 njerëz mbeten të vrarë, por numri i të vdekurve pritej të rritet edhe më shumë nga zjarri në hotelin dhe kazinonën “Grand Diamond City” në Poipet, i cili kufizohet me Tajlandën.

Patcharin Thaenthong, udhëheqës i një ekipi shpëtimi tajlandez, i cili iu përgjigj thirrjeve emergjente nga autoritetet kamboxhiane, tha se disa nga viktimat duket se kishin vdekur nga thithja e tymit.

“Kur mbërritëm, nuk mundëm të hynim sepse zjarri kishte pushtuar tashmë (shumicën e) ndërtesave,” tha ai, transmeton CNN.

Rreth 700 qytetarë tajlandezë u shpëtuan dhe u dërguan në spitalet në Tajlandë, sipas autoriteteve.

Peerapan Srisakorn, nga Fondacioni i Shpëtimit Aranyaprathet, tha se pa njerëz që hidheshin nga ndërtesat e djegura.

“Dy persona vdiqën menjëherë kur u goditën në tokë dhe rreth katër deri në pesë (të tjerë) thyen këmbët,” tha ai.

Disa video treguan punëtorët e shpëtimit me helmeta dhe pajisje mbrojtëse që ecnin nëpër korridoret e mbushura me tym. Peerapan tha se ai pa të paktën nëntë trupa të tjerë brenda ndërtesave.

Ai dyshon se zjarri filloi në një restorant në katin e poshtëm, përpara se të përhapej në pjesë të tjera të kompleksit.

“Disa njerëz vrapuan në çati, (duke menduar) se kamboxhianët mund të kishin një vinç shpëtimi për të ndihmuar – por ata nuk kishin një të tillë,” tha ai, gjersa shtoi se kushtet e motit mund të kenë ndihmuar që zjarri të përhapet.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika