Zjarr në një mal të Gërlicës së Kaçanikut, zjarrfikësit dalin në vendngjarje

Një zonë malore në fshatin Gërlicë e Epërme në komunën e Kaçanikut, është përfshirë nga zjarri. Zjarrëfikësit janë në përpjekje për ta shuar zjarrin, derisa edhe ekipe të policisë janë atje

Fotografi ilustruese

Gjatë kësaj mbrëmjeje, një zonë malore në fshatin Gërlicë e Epërme në komunën e Kaçanikut, është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 06.04.2024 rreth orës 19:35 kemi pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë e Epërme , tek lagjja “Prushaj” në Kaçanik, një zonë malore është përfshirë nga zjarri”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se brigada e zjarrfikësve të Kaçanikut menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Janë njoftuar brigada e zjarrfikësve të Kaçanikut, të cilët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar zjarrin, ndërsa edhe ekipe të policisë janë atje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika