Zjarr në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, nuk ka të lënduar

Institutin e Mjekësisë Ligjore e kanë kapluar flakët në mëngjesin e së martës

Foto: NACIONALE.COM

Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore e ka kapluar zjarri mëngjesin së martës.

Burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se është djegur zyra e Arsim Gërxhaliut. Po ashtu, dyshohet se janë djegur edhe disa zyra tjera.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se dy zyra janë përfshirë nga zjarri dhe se nuk raportohet për të lënduar.

Sipas saj zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu, zyra e të cilit dyshohet se është djegur në IML.

Zv.komandat i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra ka thënë se zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin në objektin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Ai ka bërë të ditur se çdo gjë është nën kontroll, dhe se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 07:54 minuta Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës ka pranuar një lajmi nga stafi i Mjekësisë Ligjore është duke u ndezur objekti i IML-së. Ekipi i zjarrfikësve emenjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar në një kohë shumë të shpejtë kanë lokalizuar zjarrin. Edhe këto momente janë duke vazhduar me fikjen e zjarrit. Çdo gjë është nën kontroll. Nuk ka diçka rrezik. Nuk ka pasur persona të lënduar. Edhe stafi është kanë jashtë”, ka thënë Shkodra.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika