Zjarr në TC “Kosova A”, Qeveria kritikohet për mostransparencë e dirigjim të KEK-ut

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë tek Termocentrali Kosova A, stacioni 02. Sipas deputetit të PDK-së, pushteti e ka mbajtur fshehtë këtë e në rast gisht patën edhe anëtarë të strukturave të saj. Ndërkaq, deputetë nga pushteti kanë deklaruar se ata nga opozita shfrytëzuan incidentin për të krijuar panik.

Është zjarr i shkaktuar nga shpërthimi i një kazani brenda termocentralit Kosova A.

Por, për shpërthimin që KEK-u njoftoi vetëm pas reagimeve të deputetëve opozitarë në Kosovë, po thonë se nuk ka vend për shqetësim.

GRAFIKË: Korporata Energjetike e Kosovës

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A. Njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është shkyçur nga puna në mënyrë të rregullt. Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”.

Për incidentin në KEK herën në mëngjes lajmin e bëri publik deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Sipas tij, lajmi u fsheh qëllimisht dhe aty pati gisht vet partia në pushtet.

“Kosova ka kapacitet prodhues minus një bllok gjithsej, bllokun A4, rreth 125-135 megavator prodhim më pak e normalisht këtë kompensim duhet ta bëjmë nga importi. Shqetësuese është shkalla e jottansparencës, e keqmenaxhimit, shkalla e situatës të rrezikshme e nbrojtjes në punë dhe kapaciteve gjeneruese në KEK. I kemi të njohura problemet, sfidat, aferat korruptive falë mediave dhe akterëve, dhe atyre që parimisht e bëjnë këtë skenar që është i dirigjuar nga struktura të caktuara të qeverisë në bashkëpunim të plotë me KEK-un, si dhe sekretariatin e LVV ku ka ndërhyrje flagrante që orientojnë KEK se si duhet shkuar në takim, me kapelë apo pa kapelë”, ka thënë Shala.

Detaje të hollësishme për rastin, pati deputeti i VV-së, Salih Zyba, ani se edhe në Kuvend nuk mbulon ndonjë fushë që lidhet me atë që ndodhi.

“Kutia e njehsorëve është djegur, nuk ka pasur eksplodim. Edhe një herë Ferat Shala tregoi se me sa padurim i ëndërron eksplodimet nëpër ndërmarrjet publike, me shpresë se pastaj mund të bërtetë: Albini i ka fajet; mafia energjetike i ka fajet. I gatshëm që me njerëzit e vet të prodhoje sabotime të shtetit e “eksplodime” vetëm për një status në Facebook dhe 10 debate televizive”, ka thënë Zyba.

Në disa mesazhe të publikuara ditë më parë, koordinatorja e komiteteve në VV, Dejona Mihali fliste në mesazhet e saj me tani ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin duke miratuar publikimin e disa komunikatave publike e njëheri, urdhëronte Krasniqin të mos kishte reduktime.

Shija e redaktorit

Ish-kandidati për president të Turqisë: Rexhep Boja ishte i menqur...

Nëse vlerat njerëzore dhe niveli intelektual e patriotik përfaqësohen nga njerëzit me të cilët je shoqëruar, atëherë prania në Kosovë e akademikut turk, Ekmeledin...

Tërnava vlerëson kontributin e doktor Rexhep Bojës për BIK-un dhe...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në konferencën shkencore të organizuar për nder të ish-myftiut...

Në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të Kosovës, Rexhep Boja...

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) organizon një konferencë shkencore në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar të Kosovës, Rexhep Boja, i cili ka...

Të fundit nga rubrika