Zjarr në Veternik të Prishtinës (VIDEO)

Është ndezur një zjarr në Veternik, të cilin po mundohen ta shuajnë Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është ndezur një zjarr në Veternik të Prishtinës, të cilin po mundohen ta shuajnë Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes me një lutje për qytetarët që të i djegin hamulloret, të mos ndezin jarr në fusha, dhe të mos hedhni cigare të ndezura në tokë.

“Nëse nuk kujdeseni do të shkaktoni zjarre me pasoja të mëdha!”, ka shkruar Komuna e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se zjarrvënia e tillë cilësohet si vepër penale, dhe se do të përgjigjen para drejtësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika