Greqia ka luftuar me tre zjarre të egra në të gjithë vendin që detyruan qindra banorë të evakuoheshin. Një evakuuim ka ardhur edhe si shkak i shqetësimeve për më shumë zjarre që mund të sillnin temperaturat e larta.
Të dielën e 24 korrikut, zjarre masive janë raportuar në Greqi.
Zjarret shpërthyen në veri, lindje dhe jug të Greqisë, përfshirë ishullin Lesbos me ç’rast, ka shkaktuar evakuimin e qindra turistëve dhe banorëve nga fshati bregdetar i Vaterës.
Ekspertët fajësojnë ndryshimin e klimës për temperaturat në rritje dhe paralajmëruan se më e keqja nuk ka ardhur ende.
Nuk dihet se sa persona janë evakuuar.
Të paktën katër shtëpi u shkatërruan, raportoi TV shtetëror “ERT” dhe zjarret dëmtuan një numër të panjohur dyqanesh, hotelesh dhe bare plazhi në fshat.
Të dielën në mëngjes, në vendngjarje kanë dalë dhjetra zjarrfikës të cilët u përpoqën për të vënë nën kontroll zjarrin, me katër aeroplanë që hedhin ujë dhe dy helikopterë në veprim.
Një zjarr u ndez për të katërtën ditë në Parkun Kombëtar “Dadia”, i njohur për koloninë e shkabave të zeza, në rajonin verilindor të Evros.
Më shumë se 300 zjarrfikës luftuan për të kontrolluar zjarrin në Evros dhe të shtunën vonë, tymi i dendur detyroi evakuimin e fshatit Dadias.
Zjarri ka shkatërruar tashmë rreth 500 hektarë (1,220 hektarë) tokë pyjore.
Guvernatori i Evros Dimitris Petrovits për Agjencinë e Lajmeve të Athinës, ka thënë se “Gjëja më e rëndësishme për ne është siguria e fshatarëve dhe të gjitha forcat do të vendosen atje’’.
Edhe të shtunën është shpërthyer një zjarr në Peloponez (gadishull jugor) duke detyruar evakuimin e fshatit Chrysokelaria.
Fatkeqësia më e rëndë e zjarrit në Greqi morri 102 jetë në vitin 2018 në periferinë bregdetare të Matit, në lindje të Athinës.
Zjarret e fundit vijnë pasi një valë të nxehti dhe zjarret e egra vitin e kaluar shkatërruan 103,000 hektarë (255,000 hektarë) dhe morën tre jetë në Greqi.