Zjarre në Skenderaj, komuna thotë se do të gjobiten banorët

Në këto ditë me temperature të larta, ka komuna si ajo e Skënderajt që po ballafaqohen edhe me zjarre. Nga kjo komunë, thonë se do të gjobiten të gjithë ata që në një formë janë shkaktarë të zjarreve nëpër tokat bujqësore dhe jo vetëm.

Për pak çaste, e tërë kjo tokë u kthye në hi.

Mesditën e së hënës u përfshi nga zjarri një pjesë afër shtëpive në fshatin Vitak.

Naim Topalli, tregon se fëmijët e alarmuan që livadhi afër shtëpisë së tij është përfshirë nga zjarri.

Pos dëmeve, ka pasur edhe pasoja të tjera për familjen e tij.

“Fëmijët më njoftuan më thanë babë po kallen kodrat, kom ardhë e kom pa I kemi thirr zjarrfikësit ata kanë ndal, dëmi që mu ka bë është 700 euro pasi një bazent që përdoret për ujë është dëmtuar dhe sot jam pa ujë të pijes”, ka thënë Topalli.

Raste si ky janë bërë goxha të shpeshta në komunën e Skënderajt.

Liman Geci, Komandant i Brigadës së zjarrfikëseve në këtë komunë, thotë se me 20 punëtorë që kanë po mundohen t’i dalin në ndihmë tërë rajonit të Skënderajt.

“Dje kemi pas një zjarr të përmasave të mëdha dhe fal punës i kemi shpëtu disa familje që kanë qenë të rrezikuara nga ky zjarr, andaj i bëjmë thirrje qytetarëve mos të ndezin zjarre pasi këto po shkaktohen nga dora e njeriut”, ka thënë Geci.

Apel që të ketë kujdes e të mos djegin djerrina në këto temperatura të larta kanë edhe nga Komuna e Skënderajt, që paralajmërojnë qytetarët për veprime.

“Komuna në vazhdimësi në raste kur evidenton shkelje të tilla siç janë zjarrvëniet e qëllimshme, vazhdimisht gjobit ata që janë përgjegjës për këto zjarre”, ka thënë zëdhënësi i komunës, Amir Lushtaku.

Një ditë me parë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, që është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, iu ka bërë apel qytetarëve për aktivizim në parandalimin e zjarrvënieve ne pyje dhe hapësira të tjera, publike dhe private.

Në njoftim thuhet se shkaku i temperaturave të larta, rritet edhe rreziku për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika