Zjarret në Hawaii, Osmani: Qëndrojmë në solidaritet me miqtë tanë amerikanë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani për zjarret në Hawaii ka thënë se "ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe miqtë tanë amerikanë gjatë këtyre kohërave të vështira"

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit të zjarreve në Hawaii, duke shkaktuar kështu edhe humbje njerëzish.

Osmani ka thënë se qëndrojnë në solidaritet të plotë me presidentin Biden dhe miqtë amerikanë gjatë kësaj periudhe.

“Është zemërthyese të shohësh shkatërrimin e zjarreve të egra që kanë sjellë mbi popullin e Havait. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe miqtë tanë amerikanë gjatë këtyre kohërave të vështira. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Osmani.

Numri i viktimave nga zjarret në Maui të Havait ka arritur në 89, përderisa autoritetet kanë paralajmëruar se përpjekjet për t’i gjetur dhe identifikuar viktimat janë ende në fazat fillestare.

Lexo dhe: Arrin në 89 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

Zjarret në Maui janë fatkeqësia më vdekjeprurëse natyrore në Shtetet e Bashkuara për më shumë se një shekull.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika