Zjarret në Kamenicë, komuna thotë se banorët janë jashtë rrezikut

Komuna e Kamenicës ka reaguar lidhur me zjarret që kanë shpërthyer në zonën Gugulloc-Bushinicë.

Në një postim në Facebook, komuna njoftoi se banorët e këtyre zonave janë jashtë rrezikut dhe se ekipet e zjarrfikësve po punojnë vazhdimisht për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Megjithatë, ata theksuan se terreni i vështirë ka bërë që disa vatra të jenë të papërballueshme dhe se janë duke u kërkuar burime shtesë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Po ashtu, komuna njoftoi se zjarret aktualisht ndodhin në territorin e Komunës së Artanës, dhe bëri thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët për të shmangur mundësitë e shkaktarëve të mundshëm të zjarreve.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës se zjarret aktive aktualisht, janë duke ndodhur në territorin e Komunës së Artanës, më saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë. Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera. Është e rëndësishme të dihet se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut, si dhe po punohet edhe në këtë orë për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit. Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve”, ka njoftuar Komuna. 

Në kohët e fundit, Kosova është përballur me një numër të madh zjarresh, dhe Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka shprehur dyshime se disa prej këtyre zjarreve mund të kenë qenë të qëllimshme.

Zjarre kanë shpërthyer edhe në rajone të tjera të Kosovës, përfshirë Skenderaj, Zubin-Potok, Prishtinë dhe Deçan.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika