Lagjja e Çamërisë jo shumë larg qendrës së Komunës së Kamenicës, para dy netëve ndriçohej nga flakët.
Dy ditë pas, kjo zonë ka këtë pamje.
Reliev i konsiderueshëm malor i kësaj pjese është bërë shkrumb e hi e në afërsi të kësaj zone, janë edhe shtëpi të banuara e që këtij zjarri, i kanë shpëtuar.
Banorë që nuk kanë dashur të deklarohen para kamerave, kanë thënë se zjarri kishte zgjatur mbi 24 orë.
E këtë për televizionin e kanë konfirmuar edhe nga Brigada e Zjarrfikësve në Kamenicë.
“Bazuar në periudhën ku jemi, bëhet fjalë për zjarre për të pastruar barishtet që te na është bërë dukuri e papërgjegjësi. Duke i pasur parasysh kapacitetet, tash jemi 5 vet në ndërrim është shumë vështirë. Zjarret kanë qenë të mëdha dhe është dashur të angazhohet i gjithë personeli, 24 orë pa ndërprerë. 36 ka qene numri i zjarreve fushore malore. Vetëm në kategorinë mal e zjarre fushore kanë qenë 28 raste ku përafërsisht janë 260 hektarë të përfshirë. Në të tjerat, 19 raste kemi pasur djegie të barit të thatë ku janë 71 hektarë, bëhet fjalë për sipërfaqe të madhe”, ka thënë Riza Bunjaku, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Kamenicë.
Rrezik sipas Bunjakut paraqesin edhe zjarret ndërkufitare që përfshirë ato në Kamenicë, detyruan zjarrfikësit të punonin pandërprerë.
“Bazuar në periudhën ku jemi, bëhet fjalë për zjarre për të pastruar barishtet që te na është bërë dukuri e papërgjegjësi. Duke i pasur parasysh kapacitet, tash jemi 5 vet në ndërrim është shumë vështirë. Zjarret kanë qenë të mëdha dhe është dashur të angazhohet i gjithë personeli, 24 orë pa ndërprerë. Për fat të keq nuk ka ndonjë marrëveshje ndërshtetërore për menaxhimin e kufinjve dhe shumë zjarre kalojnë nga territori i Serbisë, kalojnë këtu. Kemi pasur dy raste të tilla vetëm këtë muaj”, ka shtuar Bunjaku.
Të tjera zona të dëmtuara mbesin edhe Gugulloci e Bushinca.
Disa zona javëve të fundit janë përfshirë nga zjarri në gjithë Kosovë, derisa institucionet kanë bërë thirrje për kujdes dhe apel tek qytetarët që të mos ndezin fushat qëllimshëm.