Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Genc Metaj, ka thënë se situata me zjarre është shumë serioze.
Në konferencën për media lidhur me situatën aktuale të zjarreve të hapura fushore dhe malore, Metaj ka thënë se kjo situatë paraqet rrezik për qytetarë.
“Kjo gjendje paraqet rrezik për qytetarët dhe në ditët e fundit është ndjerë kjo gjendje. AME është aktivizuar në shuarjen e zjarreve dhe nga statistikat që kemi marrë është si në vijim: Vetëm në javën e parë 57 raste të zjarrit, ndërsa nga data 7 deri më 10 mbi 290 raste të zjarreve kanë qenë. Zjarret më serioze janë në Drenas, Kamenicë dhe Malishevë. Nëse flasim për shkaqet janë kryesisht dora e njeriut dhe ne si AME kemi ngrit gjendjen e gatishmërisë dhe që nga sot do të fillojmë patrullimin në tërë Kosovën”, ka deklaruar ai, transmeton EO.
LEXO EDHE: