Zjarret “rrethojnë” Athinën, bllokohen edhe rrugët

Sipas forcave zjarrfikëse janë 3 zjarre masive që po djegen në zonat e Lutrakit, 50 km nga Athina, ndërsa dy vatra të tjera po djegen në zonën Kalivia në një distancë 5 km nga aeroporti i Athinës, kurse një vatër tjetër ndodhet në zonën bregdetare në Anavisos

Foto: Top Channel

Sipas forcave zjarrfikëse janë 3 zjarre masive që po djegen në zonat e Lutrakit, 50 km nga Athina. Ndërsa dy vatra të tjera po djegen në zonën Kalivia në një distancë 5 km nga aeroporti i Athinës, kurse një vatër tjetër ndodhet në zonën bregdetare në Anavisos.

Autostrada që lidh Athinën me Korinthin u bllokua për 1 orë ndërsa autoritetet thonë se mund ta mbyllin sërish atë.

Autoritet u bënë thirrje drejtuesve të automjeteve të ndryshojnë itenerar ose të anulojnë udhëtimin e tyre derisa të fiket zjarri.

Deri tani raportohen disa banesa të djegura dhe dhjetëra persona të dërguar në spital me probleme në frymëmarrje.

Në zonat që po djegin zjarret kushtet atmosferike janë tepër të vështira për shkak të erës së fortë që fryn dhe temperaturave të larta në ato zona. /Top Channel

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika