Zjarrfikësi rrëfen eksperiencën gjatë mungesës së radiolidhjeve

Me një eksperiencë 21-vjeçare në këtë profesion, Behar Shala rrëfen eksperiencat e tij si zjarrfikës dhe sfidat që sjell ky profesion, i cili bëhet akoma më i vështirë për shkak të mungesës së mjeteve të punës

Zjarrfikësi i Brigadës së Prishtinës, Behar Shala dhe Xheneta Asllani, drejtuese e emisionit "Shpirti i vikendit", në Radio Dukagjini

Zjarrfikësi i Brigadës së Prishtinës, Behar Shala, ka thënë se jo çdonjëri do të mundte ta ushtronte një profesion të tillë, sidomos bazuar në kushtet e punës. Shumë njerëz, sipas tij, do ta braktisnin atë.

I ftuar në emisionin “Shpirti i vikendit” me Xheneta Asllani në Radio Dukagjini, Shala ka rrëfyer një eksperiencë të tijën, përgjatë punës, ku kishte humbur radiolidhjen. Kjo eksperiencë, sipas tij, do të kishte mundur të përfundonte me fatalitet.

Ai rrëfen momentin kur përgjatë shpëtimit të një gruaje, kishte pranuar ndihmë nga kolegët e tij pasi mungesa e tij ishte vrejtur në ekip, ndihmë të cilën nuk mund ta kërkonte përmes radiolidhjeve.

“Unë dhe një qytetare. Ka qenë objekti plot tym, dhe në katin e pestë ka dalë një qytetare që ka menduar se do të dalë shkallëve dhe e kemi hasur atë në koridor. Aty ajo është mbështetur në trupin tim, e ka ditur që është mbështetur diku, por nuk e ka ditur se kush jemi. Ne e kemi drejtuar drejtpërdrejt në dritare për oksigjen se ne e kishim oksigjenin tonë. Në ato momente nuk kishim komunikim, i gjithë komunikimi ka rënë nga sistemi. Ndoshta si shkak që me radiolidhje nuk furnizohemi rregullisht, ndoshta nuk janë të servisuara ose kanë dështuar valët, mirëpo unë kam mundur të jem një viktimë e moskomunikimit po të mos ishte udhëheqësi që i shihte personat në detyrë, ai dërgoi një koleg me aparate të frymëmarrjes pasi kishte dyshuar se kam mbetur pa oksigjen”, ka thënë Shala.

Zjarrfikësi i Brigadës së Prishtinës, Behar Shala dhe Xheneta Asllani, drejtuese e emisionit “Shpirti i vikendit”, në Radio Dukagjini

Se pse kishte zgjedhur zjarrfikësin si profesionin e tij të ardhshëm, ai ka thënë se kur ka aplikuar për këtë profesion, ka thënë me vete se do e bënte këtë profesion të cilin e kishte parë vetëm në filma, pavarësisht mungesës së kushteve që kishte parë në realitet. Ndërkaq, uniformën thotë se e ka dashur qysh në adoleshencë.

“Është një ndenjë e fortë, e papërshkrueshme, atë çka e mendon dhe përjeton nuk mundesh ta shprehësh”, ka thënë Shala gjersa ka theksuar se ka pasur edhe raste në të cilat kanë qarë nga gëzimi.

Me një eksperiencë 21-vjeçare në këtë profesion, ai përmend një rast kur një vajze të vogël i kishte mbetur këmba në një ashensor të banesave në Dardani, ku si pasojë kishte pasur një gjakderdhje të madhe.

Sfidat nuk kanë të ndalur për këtë profesion por krahas kësaj, as ditët e punës. Shala ka treguar se pushimet të cilat i takojnë punëtorëve nuk munden shpesh t’i shfrytëzojnë për shkak të numrit të vogël të personelit.

“Megjithëse bënim planifikime për vitin tjetër për pushime, nuk ka pushim sepse gjithmonë ëshë dashur të jemi të mobilizuar për çdo rast, këtë vit s’kemi mundur ta shfrytëzojmë sepse jemi një personel me numër shumë të vogël, një gjë e tillë është në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se një sfidë në vete është ndërrimi i natës për shkak të limitimeve për të parë, mirëpo pavarësisht sfidave, profesioni i zjarrfikësit do të ishte një që do ta kishte zgjedhur për së dyti.

Pavarësisht mungesës së mjeteve, Shala ka thënë se zjarrfikësit kanë nevojë që vëmendja e Qeverisë së Kosovës dhe pushtetit lokal të rikthehet nga ta, ngase hapësira e vendit është bukur e madhe për t’u mbuluar nga një numër i vogël i personelit e njëherësh, edhe në mungesë të kushteve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika